Projekt kurrikula e re "Gjykimi penal", viti akademik 2025-2026

Shkolla e Magjistraturës po përmbyll rishikimin e Programit të Formimit Fillestar me synim aftësimin e kandidatëve për forcimin e kompetencave të nevojshme për ushtrimin menjëherë të detyrës pas emërimit të tyre. Rishikimi i lëndëve bazë është konceptuar sipas ecurisë së procesit gjyqësor. Metodologjia e re parashikon një qasje aktive të kandidatit përgjatë vitit, analizë dhe diskutim individual dhe në grup, si dhe hartim aktesh procedurale sipas fazave të zhvillimit të procesit gjyqësor. Projekt kurrikula “Gjykimi penal”, të cilën mund ta aksesoni si më poshtë, është një dokument që vlerësojmë ta paraqesim për të marrë komente apo sugjerime nga çdo person i interesuar dhe studiues ose praktikes i së drejtës. Lutemi që këto sugjerimi t'i dërgoni në adresën: info@magjistratura.edu.al. Ju falenderojmë!